Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka ka dërguar një letër falënderuese deri te kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, përmes të cilës ka falënderuar për autobusin e huazuar për pritjen e kombëtares pas kthimit nga Euro 2016. “Lajm” ka siguruar letrën e plotë të ambasadorit Reka, dërguar Trajanovskit.

Edhe pse opinioni mbarëshqiptar e ka të qartë pozicionin inferior të BDI-së në qeveri, megjithatë me këtë letër përgënjeshtrohet lajmi që autobusin e paska siguruar zv.kryeministri Festim Halili, ashtu siç raportuan disa portale pro-qeveritare.

BDI nuk është në gjendje të sigurojë funksionarët e vet të cilët janë nën sulm të çdo ditshëm nga antarsia dhe nuk guxojnë të shkojnë as në zyrë pa përcjelljen e bodigardëve dhe bandave. FOL.MK