Analisti politik Xhelal Neziri përmes një komenti ka hedhur thumba ndaj lëvizjes Besa duke thënë se një parti mund të bazohet në vlerat fetare por jo atë të instrumentalizojë për grumbullim të votave, njofton Zhurnal.

”Një parti mund të bazohet në vlerat fetare, por jo ta instrumentalizojë fenë për të grumbulluar vota!”, shkruan kështu analisti Neziri ndërkohë që sqaron se si një prijës fetar mund të trajtojë tema politike por jo të bëhet instrument i saj.

”Një prijës fetar mund të trajtojë tema aktuale politike, por jo të bëhet instrument i politikës!”, thotë më tej analisti i njohur Xhelal Neziri, derisa në anën tjetër thotë se e gjithë kjo mund të paraqet një manipulim dhe propagandë për qëllime të ulëta politike.

”Çdo tentativë për të shndërruar tempullin fetar në seli partiake, apo selinë në tempull fetar, paraqet manipulim dhe propagandë për qëllime të ulëta politike!”, shkruan për fund Neziri, transmeton Zhurnal.