Orav-Bejli-620x330

Drama politike në Maqedoni ka marrë dinamikë të re pas emërimit të Johaness Haindl krye-negociator, duke zavendësuar të “pa dobishmin” Johaness Hahn. Jo zyrtarisht mësohet se Haindl, ndryshe i quajtur edhe si buldozeri gjerman nuk duron stërkëmbëza. Ai ka kërkuar angazhim konkret të diplomatëve në Maqedoni, duke ofruar dy opsione për të cilat duhet të vendoset sa më shpejt në koordinim me partitë politike, ndërsa vonesat nuk do të tolerohen! Ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav kanë zhvilluar sot takime të ndara me përfaqësuesit e partive parlametare të VMRO, LSDM dhe BDI.

“Sikur edhe ditëve tjera, edhe sot patëm takime me përfaqësues të partive politike.  Shpresojnë se ditëve në vijim do të ketë përparim”, deklaroi shkurt ambasadori Bejli.

Të njëjtim qëndrim e shpalosi edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.

“Realizuam takime me përfaqësues të partive politike, shpresojmë se së shpejti do të arrijmë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike”, theksoi Orav.

Në takimet e sotme ishin të pranishëm, Radmilla Sheqerinska nga LSDM-ja, Nikolla Todorov nga VMRO dhe Artan Grubi nga BDI-ja. Përfaqësues të PDSH-së kanë vendosur të mos jenë të pranishëm në këto takime.

/FOL.MK