Pas dorëheqjes së sotme të ministrit të Financave të Maqedonisë Zoran Stavreski, në rrjetet sociale ka nisur me të madhe të shpërndahet versioni më i ri i “albumit të dorëheqjeve”.

Grupi që e quan veten “Shërbimet e huaja”, ka shpërndarë në Facebook albumin, që e nxori për herë të parë para një viti, me një fotografi të re të shtuar në të – atë të Stavreskit.

Në krye të albumit është lideri i VMRO-së, kryeministri i dorëhequr Nikolla Gruevski, ndërsa pasojnë ministrja e policisë Gordana Jankullovska, shefi i policisë sekrete, kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijallkov dhe ministri i Transporti Mile Janakieski.

doreheqjet