Pas koordinimit deputetët e BDI-së u kthyen në Kuvend me qëndrim për ta përkrahur listën në të cilën gjindet shovinisti antishqiptar Toni Naunovski.

Xhevat Ademi nga BDI nga foltorja e parlamentit deklaroi se partia e tij do ta përkrahë listën për Komisionin kundër diskriminimit. Ai tha se i vjen keq që një person si Toni Naunovski është në listë, por edhe së ata janë të pafuqishëm për të ndikuar ndaj partnerit të tyre të koalicionit, partisë së VMRO-DPMNE-së.

Atij përkrahje të plotë i dha edhe Talat Xhaferi dhe deputetët tjerë të BDI-së, gjithmonë duke u thirrur në përkrahjen unanime të popullit shqiptarë në Maqedoni. Xhaferi tha edhe se ata janë koalicion qeverisës dhe nuk lejojnë askush t’Ju imponojë zgjedhje të emrave për funksione të ndryshme.

Me këtë qëndrim Bashkimi Demokratik për Integrim vulosi edhe një herë se ajo nuk ka asnjë ndikim ndaj VMRO-së, përkundrazi veprojnë si degë e kësaj partie nacionaliste antishqiptare.

xhuvati