Xhevdet Pozhari : BDI-së i janë rritur muskujt dhe i u është zvogluar truri.

 Në debatin Jeta në Kosovë në RTK ku të ftuar ishin kryetari i LR-PDSH , Ziadin Sela, kryetari i Lëvizjes Besa , Bilall Kasami si dhe dy analistët kosovarë , Xhevdet Pozhari dhe Haki Abazi . Në pyetjet e gazetarës Jeta Xharra drejtuar kryetarit të LR-PDSH Ziadin Selës në lidhje me përdorimin e gjuhën shqipe në Maqedoni . Deri sa z. Sela po spjegonte se gjuha shqipe nuk përmendet askund si gjuhë zyrtare por si gjuhë që e flasin mbi 20 % të popullatës e që është e ndryshme nga gjuha maqedone , aty ndërhyri analisti kosovarë Xhevdet Pozhari i cili në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni u shpreh : Është skandaloze kur edhe ministrat shqipëtar të BDI –së flasin maqedonisht në disa takime dhe në mbledhjet e qeverisë .Ai poashtu  shtoi se BDI-së i janë rritur muskujt dhe i u është  zvogluar  truri tha analisti Pozhari./fol.mk