Me të famshëm të ftuar të cilët janë të kuruar nga “koka tek këmbët”, Met Gala është padyshim një nga evenimentet më të veçantë.

Dhe edicioni i vitit 2017, sigurisht që nuk zhgënjeu, me një paradë të modeleve dhe vipave të veshur më bukur në tapetin e bardhë.

Motrat Gigi dhe mikeshat e tyre Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin treguan përse janë në top-listën e çdo dizajnuesi dhe stilisti.

Ato u bënë të famshme nga prindërit e tyre të famshëm, por që atëherë ato janë ikona serioze të botës së modelingut.

Por pavarësisht nga konkurrenca e re, ishte e qartë se modelja Gisele Bundchen nuk ishte gati të largohej akoma.
Nëna 36-vjeçare e tregoi figurën e saj të përsosur në një fustan të hijshëm, i cili ngjitej pas linjave të saj perfekte.

Jennifer Lopez ishte me të dashurin e ri Alex Rodriguez me të cilin ndanë një puthje ndërsa bënë shfaqjen e parë zyrtare si çift.

Po ashtu ylli i popit Selena Gomez dhe i dashuri i saj The Weeknd u panë të përqafuar pasi arritën në festë.

Ata u lidhën vitin e kaluar, pavarësisht se The Weeknd ishte ish i dashuri i Bella Hadid (ish shoqe e Selenës).

Figura të tjera shkëlqyen këtë vit në Met Gala, ndër to ishte edhe shqiptarja Rita Ora e cila kishte veshur një fustan të kuq, dhe kishte vendosur një mbulesë në flokët e saj.

Po ashtu nuk zhgënjeu Kim Kardashian, motra e saj Kylie, motra e Beyonces e cila mungoi për shkak të shtatzanisë së saj, Solange Knowles.