Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të kthehen në Kuvend. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca në konferencën për media të thirrur bashkë me kryetarin Visar Ymeri.

Kryetari Ymeri ka sqaruar se ky vendim ka ardhur nga drejtuesit e lëvizjes, në mbledhjen e fundit të mbajtur.

“Ne do të bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë çdo herë. Çfarëdo tentimi që ti ringjall projektet e dëmshme për  vendin, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni do ta rikthejnë edhe  më  fuqishëm kundërshtimin tonë” ka thënë Ymeri.

Ndërsa, deputeti Konjufca, tha se VV kthehet në kuvend për të kundërshtuar çdo marrëveshje që i shkon për dëm Kosovës.

“ Vetëvendosje do ta kundërshtoj çdo marrëveshje të dëmshme për Kosovës. Këto do të jenë të kundërshtueshme me çdo forma. Jemi të shqetësuar nga deklaratat e pushteti ku po duan ta sjellin sa më shpejt punën e demarkacionit. Zërat që vijnë nga ana e ministrave tregojnë për një përshpejtim të procedurës së demarkacionit. Në po kthehemi në Kuvendin e Kosovës për të ngritur çështjen dhe dilemat ku do t’i kundërshtojmë marrëveshjet”, ka thënë Konjufca.