era istrefi

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Era Istrefi, mbrëmë në Shkup në një koncert Gala të DJ botëror David Guetta, ka performuar në gjuhën shqipe përpara 10.000 adhuruesve të muzikës elektro.

Publiku në përbërje dominuese me të rinjë dhe të reja maqedonase, kanë kërcyer nën tingujt e muzikës shqipe të Era Istrefit, ngjarje shumë e rrallë viteve të fundit në Maqedoni, përshkak se gjuhën shqipe nuk e diskriminojnë vetëm institucionet qëndrore dhe ato lokale, mediat, bizneset, diplomatët, por edhe politikanët shqiptar të cilët kanë harruar ta flasin, duke u munduar të mbrojnë karakterin unitar të shtetit dhe të privilegjojnë vetëm njërin grup etnik, në kurriz të grupit etnik tjetër.

Shqiptarët e Maqedonisë janë krenar për suksesin e Era Istrefit, e cila nëpërmjet artit dhe muzikës mposhti të gjithë simpatizantët e shtetit unitar, përfshirë këtu edhe konceptin politik të liderit të VMRO-së Nikolla Gruevskin dhe bashkëpuntorin më të afërt të tij Ali Ahmetin. Ajo performoi vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën maqedonase nuk kishte asnjë artist që plotësonte preferencat e Dj-it me famë botërore. 

Bravo ERA, jemi krenar që të kemi!

©fol.mk