Autoritetet turke kanë zhytur në fund të detit një aeroplan të madh “Airbus A300” në Kusadasi, provinca Aydin në bregun e detit Egje. Zhytja e këtij aeroplani është bërë me qëllim të tërheqjes së turistëve, kryesisht atyre që pasion kanë zhytjen. Kjo iniciativë ka ardhur pas mungesës së theksuar të turistëve si pasojë e sulmeve të vazhdueshme terroriste në këtë shtet si dhe marrëdhënieve të tensionuara me shtetit e Rusisë.

 

Ky aeroplan do ta krijojë një brez artificial të koraleve dhe shihet si një atraksion për turistët. Ky aeroplan i vjetër 36 vjet, nga Komuna Aydin është blerë përreth 100,000 USD. “Airbus A300” është aeroplani më i madhi që është zhytur ndonjëherë qëllimisht.