Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Kosova po rrezikohet nga “Zajednica”,por po rrezikohet edhe nga shteti policor dhe diktatura e cila po e rrënon demokracinë.

Ai në tubimin e Opozitës në sallën “1 Tetori”në Prishtinë, ka thënë se vendi po kontrollohet nga tre njerëz, të cilët po e përdorin për interesa të veta.

“Tre njerëz po e kontrollojnë aparatin shtetëror dhe po e përdorin për interesa të veta. Ne jemi në rezistencë qe 7 muaj dhe do të vazhdojmë sepse nuk e pranojmë kurrë këtë regjim. Kjo politikëbërje duhet të shuhet nga institucionet dhe Kosova të mbetet e pavarur.

Largimi i tyre është i domosdoshëm. Kjo qeverisje po ia gërryen themelet Kosovës.

Ata po i mbrojnë interesat e Serbisë. Ky regjim po u hap rrugë mallrave të Serbisë. Hashimi, Isa e Kadria janë treshja e krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153277587892000/