Komisioni Evropian dhe SHBA-të u pronocuan përfundimish. Nuk ka kushte minimale për zgjedhje kredibile dhe të besueshme për me 5 qershor. Rekomandojnë pa humbur kohë partitë nënshkruese të Marëveshjes së Përzhinos të gjejnë mënyrë për tu mbledhë parlamenti dhe të kryhen detyrat e dhëna . Cilat janë mënyrat për konvokimin e parlamentit ?
 1. Nuk ka pengesa ligjore dhe kushtetutare që kryetari i parlamentit ta thirë senacën për shfuqizimin e vendimit të shpërndarjes dhe anulimin e zgjedhjeve dhe më pastaj të shqyrtoj dhe miratoj aktet dhe ligjet që tangojnë ngërçin politik dhe juridik të vendit.
2.Pastaj inicijativa për mbledhje të parlamentit e nënshkruar së paku nga 62 deputetë.
3. Nëse nuk shprehën gadishmëri kryetari i parlamenrit (Vmro-Dpmne) edhe pas nënshkrimeve të 62 depuetëve, atëherë opozita duhet të pamundësoj forumin në KSHZ duke i tërhequr përfaqësuesit me të cilën do të pamundësohej funksionimi i KSHZ si organ kompetent për organizimin, monitorimin dhe për vendosje në procedurat zgjedhore (Ose KSHZ të sjell përfundim se nuk ka mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve për të cilën ka shum arsye ).
Kjo do tia impononte kryetarit të parlamentit detyrimisht të thir seancë.
4. Iniciativa në Gjykatën Kushtetuse për vlerësimin e Vendimit për shpërndarjen e parlamenti, është humbje kohe mbase më 18 shkurt 2016 për të njëjtën kjo gjykatë u shpall jokompetente duke shqyrtuar iniciativën e LD të Pavle Trajanovit.
5. Egziston mundësia që edhe qeveria të shpall gjendje të jashtzakonshem të bazuar në ligj , si shkas për tu mbledhë parlamenti.
Miq të dashur, këto janë alternativat institucionale tjera nuk ka, kush u ikën këtyre ,atëherë gjithçka bëhet me vetëdije për të stërzgjatur amullinë për të shpëtuar lëkurën e tyre nga krimet e bëra. Edhe durimi thonë e ka fundin e sajë, andaj, poqëse kjo kastë politike akoma mendon se qytetarët e këtij vendi nuk mund ti kuptojnë matrapazllëqet e tyre e kanë shum gabim. Më në fund do ta shofin se populli gjithçka e ka kuptuar prandaj mund të ketë të ngjarë që edhe ti mposhtë me revolucion , ndërsa për pasojat eventuale padyshim se përsëri kjo kastë politike do të mbajë përgjegjësi qoft me normat vendore qoft në pajtim me ato ndërkombëtare. 
Qenan Aliu©Fol.mk
 
 Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk

Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.