Kreu i LSDM-së Zoran Zaev sonte nga qyteti i Sveti Nikollës porositi gjithë ata që janë përcaktuar për ndryshime që ti shtrijnë dorën gjithë atyre që janë shprehur si të papërcaktuar dhe të cilët nuk janë të kënaqur nga pushteti aktual që të gjithë bashkë të ndihmojnë për jetë në Maqedoni. Zaev dërgoi porosi veçanërisht deri tek administratorët dhe ata të cilët në një far forme marrin subvencione.

Zaev në mitingun e mbajtur në Sveti Nikollë ka vlerësuar se opozita do të dalë fituese nga këto zgjedhje dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht më 11 dhjetor që të mundësojnë që Maqedonia të fitoj që qeveri të fort reformuese, e cila do ta zbatoj planin për jetë në Maqedoni.