Në Maqedoni pas 12 dhjetorit nuk do të ketë federalizim dhe kantonizim,por konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, porositi mbrëmë lideri i LSDM-së dhe koalicionit Zoran Zaev në tubimin në Delçevë.

Para banorëve të Dellçevës ai tha se “do t’i kthejë jetën e vjedhur dhe do të kthejë të rinjtë në Maqedoni.

“Nëse Gruevski shpenzoi 70 milionë euro për përmendore dhe shatërvanë edhe unë do të shpenzoj 700 milionë euro, por për vende të reja pune. Të gjitha resurset në vend do të orientohen drejt hapjes së vendeve të reja të punës. Paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë, familjet me dy të punësuar do të kenë 6 mijë denarë. Të respektuar punonjës të tekstilit dua tu premtoj se askush më nuk do t’ua vlerësojë më pak punën. Paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë të punësuarit dhe ajo të arrijë deri në 16 mijë denarë”, tha Zaev.

Në tubim u drejtua edhe Mira Stojçevska dhe bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-s dhe koalicionit në NJZ 3, Lupço Nikollovski, i cili theksoi se do të ketë shprëndarje të barabartë të tokës bujqësore.

Koalicioni i LSDM-së pasdite mbajti tubim edhe në Makedonska Kamenicë në të cilin lideri Zaev midis të tjerave u fokusua edhe  në themelin kryesor të Planit të LSDM-së – rininë, ndërsa minatorëve i premtoi se do t’i kthej ligjin për pensionimin e minatorëve.