Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja sonte në Demir Hisar e prezentoi programin parazgjedhor “Për jetë në Maqedoni” në të cilin siç tha lideri i partisë Zoran Zaev, filozofia kryesore është sigurimi i konceptit për t’ua kthyer qytetarëve paratë.

Sipas Zaevit vetëm shtetet në të cilat populli ka para shkojnë përpara, shënojnë progres shpejtë, ndërsa tek ne për fat të keq ka varfëri të mjerueshme.

Në fjalimin e tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të partive politike të cilët e kryesojnë koalicionin e kryesuar nga LSDM-ja, Zoran Zaev publikisht i kritikoi politikat e partive në pushtet, gjyqësinë, qeverisjesn e papërgjegjshme dhe jotransparente të autoriteteve publike dhe kërkoi mbështetje për ta kryesuar qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

“Duhet të na udhëheqin politikanë të cilët me nder do ta bëjnë atë me mbështetjen e popullit. Do ta kem nderin që ta udhëheq Qeverinë prej popullit tim dhe do të lë diçka sipas së cilës do të mbajnë në mend njerëzit dhe do të thonë se paska patur mundësi, se punësohen të rinjtë, pohoj se prej Maqedonisë mund të dalë vend i cili do të jetë i respektueshëm dhe krenar për secilin prej nesh”, theksoi Zaev.