Kryeministri i Qeverisë Zoran Zaev në intervistën me gazetarët ka thënë se Qeveria e re do ta zbulojë të vërtetën për raste për të cilat ekzistojnë dyshime duke pasur parasysh rastin e Kumanovës, rastin „Monstra“, „Sopot“.

„Ne kemi premtuar hetime të pavarura për disa raste të rëndësishme për të cilat po debatohet në Maqedoni. Ato janë gazetari Nikolla Mlladenov, Martin Neshkovski, Monstra, rasti Sopot, ngjarja e Kumanovës dhe disa tjera raste. Gjithë këto hetime të pavarura do të bëhen edhe me ekspertë ndërkombëtarë të cilët do të garantojnë se i gjithë hetimi dhe grumbullimi i dëshmive në aspekt juridik do të jetë i drejtë dhe se në mënyrë transprente do ta publikojë të vërtetën“ ka deklaruar Zaev transmeton Aktuale.mk

Zaev është shprehur se ai ka folur për rastet për të cilat ka dyshime.

„Nëse duam të kemi shtet normal demokratik nuk duhet të ekzistojjnë të pavërteta, përkatësisht nuk duhet të ekzistojë e vërteta e fshehur“ ka thënë Zaev.

Sipas Zaevit këto raste duhet të përfundojnë me vendime gjyqësore në të cilat qytetarët do të besojnë jo pse duan, por sepse dëshmitë do ta vërtetojnë të vërtetën.  Aktuale.mk