Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut së bashku me Ministren e drejtësisë, Renata Deskoska, u takuan dje me Komisionin e Venedikut të udhëhequr nga Tomas Markert.

Qeveria e vendit informoi se temë e diskutimit është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky takim vjen pas kërkesës së Qeverisë deri të Komisioni i Venedikut për të shpreh mendimin rreth këtyre ndryshimeve.

“Në takim u potencuar se Maqedonia e Veriut është model për partneritet me Komisionin, pasi praktika tregon që shteti i pranon propozimet e Komisionit të Venedikut”, deklaruan nga Qeveria e RMV-së.

“Duam të arrijmë standardet dhe praktikat evropiane, në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe në këtë drejtim presim propozime nga Komisioni i Venedikut. Ne si qeveri kemi paralajmëruar akoma pa i sjellë ndryshimet e Ligjit, se do të respektojmë mendimin e Komisionit të Venedikut dhe Gjykatës kushtetuese”, deklaroi Zaev.