Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 24 prill. Nuk ka kushte për zgjedhje të rregullta dhe të besueshme për shkak se nuk është e pastruar lista zgjedhore dhe nuk janë zbatuar reformat për median e lirë, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencëm e sotme për shtyp.

“Gruevski mbrëmë iku nga vlerësimi i drejtë dhe nga përballja me të vërtetën. Ai i bëri zgjedhjet e 24 prill të pamundshme. Zgjedhje fer më 24 prill nuk mund dhe nuk do të ketë”, tha Zaev

Ai vuri në dukje se LSDM-ja nuk do të lejojë skenarin e mbrojtjes së krimit dhe mafies së pushtetit.

“Maqedonisë i duhen zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur në të cilat do të vendosin qytetarët dhe jo mafia e pushtetit”, tha Zaev.