BDI për tre muaj kishte bërë thirrje përmes liderit të saj, Ali Ahmeti se zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill. Por mbrëmë ky presion përmes deklaratash të vazhdueshme simulative përmes tubimeve me qytetarët, u doli bllof, pas vlerësimit të bashkësisë ndërkombëtare se nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në këtë datë.

Ahmeti më aktiv ishte nga fillimi i vitit por edhe disa muaj më parë, kur caktoi shefin e shtabit qendror dhe nisi aktivitetet në terren, derisa opozita po bënte përpjekjet duke denoncuar se nuk ka kushte për zgjedhje.

Ahmeti në disa raste kishte shfaqur tone tensioni se çfarë do të ndodhë nëse ska zgjedhje.

“Po u shty data e zgjedhjeve ne humbim një datë shumë të rëndësishme siç është mbajta e samitit të NATO-s . Për zhvillimet e brendshme në vend nuk është mirë që të shtyhet data e zgjedhjeve qoftë në fund të majit apo në fillim të qershorit, për shkak të zhvillimeve politike në vend mund të ketë tensionime, mund të ketë acarime , gjithashtu një problem serioz është pritet një dyndje e madhe e refugjatëve. BDI i përkasin një komunitetin që respekton agjërimin”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. (30 janar 2016)

“Do bëhemi si fëmijë të çerdhes së lazdruar, kujt si ti kujtohet, hyn e dil Isuf Qamil. Në qershor është samiti i Bashkimit Evropian ku bëhet bilanci dhe e dimë që e kemi të kushtëzuar raportin e progresit. Në korrik është samiti i NATO-s. Ka paralajmërime që do të ketë valë të refugjatëve nga lindja e mesme. Ne nuk duam zgjedhje pa standarde. Një për një të plotësohen standardet. Ne duam zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Duam zgjedhje të pakontestueshme nga asnjë vëzhgues, qoftë vendor apo ndërkombëtar”, theksoi Ali Ahmeti, BDI. (shkurt 2016)

Konkluza e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së të mbajtur me 30 janar 2016 që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

Janë këto disa nga vendimet e BDI-së dhe deklaratat e liderit të saj që vazhdimisht insistonin për zgjedhjet të mbahen më 24 prill.