Partia Demokratike Shqiptare mbështet plotësisht konstatimet e faktorit ndërkombetarë, se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira fer dhe demokratike më 24 Prill.
 
Partia Demokratike Shqiptare përkujton opinionin se, që në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kishte paralajmëruar për qasjen joserioze të tre partive politike, që sot përbëjnë qeverinë, dhe se pikërisht për këtë arsye ne nuk besonim se marrëveshja do të realizohej dhe se e njëjta nuk do të ishte funksionale.
 
Partia Demokratike Shqiptare, në partneritet të plotë me bashkesinë ndërkombëtar, do të mundohet që kërkesat për të drejta tënplota të shqiptarëve t’i bëjë pjese të dialogut dhe marrëveshjes politike./fol.mk