Kryeministri Zoran Zaev sot në Shtip në vendosjen e shtyllës së parë elektrike të largpërçuesit të ri nga Shtipi në Probishtip ka thënë se pret të gjendet mënyrë për pranimin optimal të kërkesave të sindikatave për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim, polici, pensionistët, të punësuarit. Ai ka shtuar se si Qeveri janë të përkushtuar të investojnë në kapitalin njerëzor, jo siç tha, “në periudhën e kaluar në “marrëzi” të ndryshme siç janë fasada apo muze. Për momentin është i përkushtuar në masën e substituimit të kontributeve.

“Kjo masë jep mundësi të ngritën 782 mijë paga në shtet. Aq janë të punësuar në vendin tonë. Besoj se projekti do të jetë i suksesshëm, do ishte i mjaftueshëm me 10 deri 20 për qind suksesshmëri, për atë se kemi institucione ku pagat janë të larta dhe jepen të gjitha në llogari, nëse ai proces është i suksesshëm bile edhe t’u përgjigjemi të gjitha pritjeve të sindikatave, ajo do të thotë edhe proces i parë për rritjen e pagave”, ka thënë Zaev.

Konsideron se me rritjen e rrogave do të përmirësohet standardi jetësor i popullatës, por do të sjell edhe rritje dhe zhvillim të vendit.

I pyetur për kërkesat në tekstil për rritjen e orarit të punës për gjysmë ore dhe të shkurtohen festat, Zaev me qëndrim se ajo kërkesë është një luftë e përhershme mes Odave dhe punonjësve. Konsideron se prandaj ekziston edhe dialogu social.

“Nëse kërkesat janë shkelur, ajo do të jetë refuzuese për palën tjetër, pa dallim nga cila anë vjen kërkesa. Vetëm me marrëveshje ka përfitim ose interes nga puna, poashtu edhe për punonjësit dhe punëdhënësit”, ka thënë Zaev.

Ka apeluar që të dyja palët të ulen dhe të merren vesh, por edhe Ligji për marrëdhënie të punës të respektohet.

“Shumë është me rëndësi dy palët të merren vesh të punojnë gjatë kohës së festave ose të punojnë kohë shtesë të punës, kuptohet se ajo patjetër të paguhet në pajtueshmëri në marrëveshje me ta. Asgjë në mënyrë të dhunshme, pasi ajo është e dënueshme me ligj”, ka thënë Zaev.