Nafta e benzina do të shtrenjohen me 3.5 denarë për shkak të taksës mjedisore që tashmë është përfshirë në rishikimin e buxhetit.

Kryeministri Zaev thotë se në këtë mënyrë vendi dëshmon përpjekjet për përdorimin e energjisë së gjelbër.

“Edhe me këtë rritje të çmimit të dizelit për shkak të taksës ekologjike, jo për shkak të rritjes së akcizës, , ne mbetemi me çmimet më të ulëta në rajon. Dërgojmë mesazh të qartë për orientim të Qeverisë drejt Agjendës së Gjelbër”, deklaroi Zaev.

Njofton edhe për një ulje të përkohshme të TVSH-së për energjisë elektrike, nga 18 në 5% nga 1 korriku me kohëzgjatje një vit. Nga 1 korriku 2022 TVSH-ja do rritet në 10%, që në vitin 2023 sërish TVSH-ja për energjinë elektrike, do të kthehet në 18%. Qeveria thotë se 34 milion eurot që vlerëson se do të mbledhë nga kjo taksë brenda një viti, do të përdoren për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë.