Me muaj të tërë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bllokuan punën e Kuvendit me qëllim që të arrihet marrëveshja për të sjellë një ligj të ri për shtetësi. Tani kur e arritëm qëllimin, po ndeshen me bllokadë nga ana e opozitës maqedonase.

SYRIJA RASHIDI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Apelojmë deri tek kryetari që ta thirr komisionin, të vazhdojë debati. Njëherit, apelojmë që subjektet politike në Kuvend që të heqin dorë nga bllokada e ligjit. Të kenë qasje konstruktive, ta lexojnë ligjin drejtë e jo mbrapshtë dhe të japin kontribut konstruktiv që ky ligj të kalojë.

Nga opozita nuk hedhin poshtë mundësinë që ligji të kthehet me flamur evropian. Por Zaev është i pavendosur. Disa muaj më parë, ekipi i Klan e pyeti pikërisht për këtë çështje. E ai u përgjigj kështu;

-E përmendët flamurin evropian… Nëse nuk dakordoheni me VMRO DPMNE-në dhe “Levicën” a do përdorni këtë mundësi apo do të prisni që të merren vesh dhe të gjithë të qëndrojnë pas këtij ligji?
-Do të presim që të dakordohen sepse nuk e kemi këtë qëllim. Aty ka elemente që na mundësojnë përdorimin e flamurit.

E sot, deklaratë e ndryshme nga ajo që e dha një muaj më parë

Ligjin për shtetësi po e analizojmë se a do të mund ta lëshojmë me flamuri evropian nëse sigurisht kjo është në përputhje me disa direktiva dhe rregullativa evropiane. Nëse ekziston ndonjë mundësi, ne nuk kemi problem që ta bëjmë edhe pse është propozim i Aleancës dhe Alternativës.

Megjithatë, opozita fillimisht kërkon që të vazhdojë debati në Komisionin për mbrojtje, me qëllim që të tentojnë edhe një herë që ta kalojnë këtë ligj si propozim të tyre, por flamuri evropian mbetet opsion. /KlanMacedonia