Nuk dihet nëse Marko Zvërlevski do të dorëhiqet nga posti i kryeprokurorit. Tërheqjen e tij e kërkoi kryeministri Zoran Zaev.

Kryeprokurori nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat M se a do të japë dorëheqje ose do të pres të shkarkohet nga Kuvendi. Procedura për zgjedhjen e prokurorit shtetëror rrjedh në atë mënyrë që Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall konkurs. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë, nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare.