Vizita e përfaqësuesit të lartë të Departamentit të Shtetit, Ves Miçell në Shkup është vetëm konfirmim i miqësisë, por edhe mbështetje për proceset euroatlantike integruese të Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq.
Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se Miçell vjen në kohën kur Maqedonia dëshiron ta avancojë bashkëpunimin me partnerët strategjikë.

“Një nga qëllimet kryesore strategjike të RM-së është NATO, ndërsa vendi është tekstualisht në hap nga anëtarësimi në NATO. Kjo mund të jetë në ndihmë të madhe. Do të bisedojmë për bashkëpunimin e dy vendeve, por edhe për perspektivat e NATO-s, do të kemi mbështetje edhe për integrimin tonë në BE, sepse ajo është partner strategjik”, tha Zaev duke e komentuar vizitën e Miçellit.

Mbështetja e SHBA-së për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, për bisedimet të cilat vendi i zhvillon me Greqinë për kontestin rreth emrit, por edhe apel deri te Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave për përforcim të demokracisë, sundimit të drejtësisë dhe lirisë së mediave, do të transmetojë ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ves Miçel, i cili nesër vjen në Shkup.

Miçell në Shkup, siç tashmë publikoi MIA, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Për kontestin me emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan më 15 mars në Athinë do t’i ketë me përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë. Sipas paralajmërimit nga Departamenti amerikan i Shtetit, Miçell me autoritetet greke do të bisedojë edhe për thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Greqisë, përforcim të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve.

Miçell prej sot e fillon turneun e tij në vendet e Ballkanit, e cila do të zgjasë deri më 17 mars. Ai sot mbërrin në Prishtinë, nesër në Shkup, ndërsa pastaj do t’i vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikoznë.