LSDM ka reaguar ndaj VMRO-së, sa i takon ligjit të gjuhëve.
“Qytetarët mirë e dinë se VMRO-DPMNE ka pranuar propozim ligjin për gjuhët me shpresë se do të formojnë qeveri.

Sot ligji për përdorimin e gjuhëve VMRO-DPMNE e përdor si vegël të vazhdojë me bllokadën e reformave dhe të pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Maqedonisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe amendamentin 5 të miratuar më 2001.

Hristijan Mickoski si duket i vazhdon politikat e ndasive të paraardhësit të tij Nikolla Gruevski me çka VMRO-DPMNE përsëri punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.