Kënaqësi e madhe nga Prilepi, në qytetin e sportit për të paraqitur masat dhe zgjidhjet tona në programin tonë zgjedhor në fushën e sportit, i cili nuk I prek vetëm sportistët  dhe punëtorët e sportit, por prek të gjithë prindërit, të gjithë qytetarët tanë qoftë janë të përfshirë profesionalisht në sport,  ose janë  amatorë apo merren me sport në mënyrë rekreative.
 
Siç tha sportisti me famë botërore  Sergej Bubka: “. Një investim prej 1euro në sport shpëton 7 euro nga Fondi i Shëndetit” Synimi ynë është që të investojmë në sport, sportistët,  profesionistët sportive, në  sportiin  si rekreacion, sepse jemi të bindur se në këtë mënyrë ne do të ndërtojmë një komb të shëndetshëm.

 Qeveria e VMRO DPMNE-së në sportin ka  krijuar një sistem që ndan jo që  bashkon. Pushteti i harroi sportistët dhe pjesëtarët e ekipeve përfaqësues duke i poshtëruar ata. Sportin duhet ta kthejmë sportistëve dhe punëtorëve të sportit VMRO DPMNE në vend që të kujdeset për sportistët, i ka lënë si llum i shoqërisë.
 
 Me  masat tona për sportistët profesionalë, amatorët, bursistët, parashikohet ata të marrin sigurim shëndetësor dhe pension, varësisht nga statuti i tyre dhe kategoria.  Çdo përfaqësues i Republikës së Maqedonisë, që ka marrë pjesë në  të paktën 10 ndeshje zyrtare e ka të drejtën për të marrë pension mesatar kur të mbushë 40 vjet, në qoftë se nuk ka një tjetër angazhim professional, si person i punësuar.

Krijimi i fondit sportiv financor  është një nga hapat më të rëndësishëm në programin tonë në drejtim të sportit. Ajo do të jetë një llogari të veçantë bankare në të cilën do të rrjedhin mjete nga paratë e paguara 3% të çdo bilete për baste sportive, me 100% të fondeve për blerjen e licencave për bast, 3% të pagesave në klubet automat, dhe 1 denarë nga  akciza mbi cigaret  dhe alkoolit. Shprëndarjen e financave do të bëjnë 7 anëtarët e këshillit kombëtar të sportit, i përbërë nga 5 federacione më të suksesshme  plus kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport , në  bazë të kritereve të miratuara paraprakisht.
 
Në vend të formës së deritanishme të regjistrimit të klubeve në shoqatat aksionare, diçka që ishte imponuar me ligj, propozojmë anulimi të kësaj dëtyre duke lënë klubeve të zgjedhin formën e organizatës së tyre, duke mos e anuluar mundësin për të vazhduar të funksionojnë brenda shoqatave aksionare.  Sepse shumë prej tyre nuk janë përdorur,  një pjesë nga shkolla, salla sportive do të jepen në përdorimin dhe menaxhim të federatave sportive kombëtare që do të fitojnë mundësinë për të punuar me të gjitha grupet e të rinjve gjatë gjithë vitit dhe të lirë nga presioni komercial do të ndihmojnë të gjithë fëmijët e talentuar për të trajnuar pa pagesë.

Ne do të ndërtojmë shtëpinë e sportit si një kompleks sportiv të biznesit ku do të akomodohen të gjitha federatat kombëtare numri i përgjithshëm  është 32 apo 25  aktiv të cilët nuk kanë seli të  tyre dhe do të racionalizohen shpenzimet e tyre.