Kryeministri Zoran Zaev i pyetur nëse i beson liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, është përgjigjur se me BDI-në ka krijuar koalicion në bazë të programit.

Përderisa respektohet ai program, tha Zaev, besimi ekziston dhe do të mbijetojë edhe në të ardhmen.

“Po nuk kam dilemë. I besoj Ali Ahemtit, në tentimet e tij që të zbatohet programi së bashku si pushtet ekzekutiv në koalicion për të mirën e qytetarëve për të cilët ekzistojmë dhe punojmë. Vlerat themelore të koalicionit tonë u shndërruan në program dhe këto ishin raste të tilla të marrin epilog, të ketë sundim të drejtësisë si postulati kryesor, garantimi i të drejtave, të drejtat e barabarta të shndërruar në konceptin një shoqëri për të gjithë”,deklaroi Zaev.

Ai tha se beson se koalicioni që ka zgjidhur problemet më të mëdha të shtetit, koalicioni që punon në perspektivat ekonomike, që është transparente ka të ardhme dhe në momentin kur do të punon në kundërshtim me këto parime nuk do të ketë të ardhme.