Kryeministri Zoran Zaev sot(e martë) u paraqiten në Prokurorinë Speciale Publike për rastin “Target”.

Prokurorët e Speciales kohë më parë shpjeguan se rasti Target do të ketë ndikim në rastin Puç ku kryeministri Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski dyshohen për përgjim masiv dhe shitjen e materialeve shërbimeve të huaja sekrete.

Ndrushe,5.827 numra telefoni janë përgjuar në mënyrë të paligjshme përmes sistemit të përgjimit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërbulimit (DSK) të Ministrisë së Brendshme, gjatë periudhës 2008 – 2015.

Përgjimet janë kryer përmes tre sistemeve të ndryshme, ndërsa në këtë rast janë të dyshuar 10 veta, zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë të lartë të shërbimit secret DSK. “I dyshuari I parë që ka qenë në pozitë udhëheqëse në DSK kishte dhënë urdhëra për ndjekjen e politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve. I dyshuari i dytë në koordinim me të dyshuarin e pare, kishin organizuar procesin e përgjimit. Ata ishin të njohur me të gjitha emrat dhe shifrat e koduar të personave që ishin ndjekur”.

Ndër më të përgjuarit ishin lideri i partisë opozitare shqiptare PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), Menduh Thaçi, më pas lideri i partisë shqiptare në pushtet BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), Ali Ahmeti, lideri i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boskovski si dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferri. Por nga kjo prokurori theksuan se nuk mund të japin detaje për shkak të periudhës parazgjedhore./Almakos