Kryeministri Zoran Zaev pati një takim bilateral sot në Podgoricë, me zëvendës presidentin amerikan Mike Pence.

Zëvendës presidenti Pence tha se Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa shprehu gjithashtu mbështetjen ndaj politikave të Qeverisë, si dhe përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

“Qëndrimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është se SHBA mbështet angazhimin e Republikës së Maqedonisë dhe rajonit për anëtarësim në NATO”, deklaroi Pence.

Zëvendës presidenti u interesua edhe për realizmin e planit 3-6-9 duke theksuar se është shumë e rëndësishme që të sigurohet sundimi i së drejtës në Maqedoni. Për SHBA, thelbësore janë proceset demokratike si dhe lufta kundër korrupsionit, liria e medias, shoqëria civile, qeverisja e mirë.

Qëndrimi i zëvendës presidentit Pens është se kryeministri Zaev i realizon proceset e reformave dhe integrimit me energji pozitive dhe entuziazëm që janë në përputhje me nevojat e rajonit për një brez të ri të liderëve të lirë nga e kaluara, që e shohin të ardhmen e popullit të tyre dhe të vendit të tyre.

Vlerësimi i përgjithshëm i Samitit është se rajon po tregon solidaritet të madh dhe të përbashkët, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve, siç theksoi edhe vet zëvendës presidenti Pens, qëndrojnë pas integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe anëtareve të Kartës së Adriatikut.