Kryeministri Zoran Zaev ishte mysafir special në iftarin e Sheikh Nahyan Bin Mubarak Al Nahyan, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri njoftoi se sheiku do të investon në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.

“Në emër të qeverisë shpreha gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar edhe një herë vlerat thelbësore të vendit tonë, të tilla si pozita e shkëlqyer gjeografik, fleksibilitet ekonomik për investime, popullin punëtorë dhe mozaikun e kulturave dhe komuniteteve që jetojnë tek ne”, tha Zaev.

Delegacioni shtetëror ku bën pjesë ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski, me ndërmjetësim të sheikut kanë realizuar takime me disa kompani nga Dubai dhe Abu Dhabi, të cilat ka mundësi që të investojnë në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut.