Në fjalimin e tij të sotshëm kryeministri Zoran Zaev njoftoi se pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, ai do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pyetur  për realizimin e regjistrimit të popullsisë, Zaev tha se regjistrimi i popullsisë duhet të realizohet dhe se sipas tij kjo do të kontribuonte në vërtetimin  e të dhënave.

“Regjistrimi i popullatës mund të ndihmojë në plotësimin dhe vërtetimin e të gjitha të dhënave, në Listën Zgjedhore….përfaqësimin e drejtë në shtet përfaqësimin rajonal gjithkund nëpër shtet.. është i mirëseardhur. Regjistrimin duhet ta kemi dhe duhet ta realizojmë. Edhe në projektet e reja të buxhetit është parashikuar regjistrim në vitin 2020. Ne realizuam një para-regjistrim të suksesshëm, teknologjitë e reja mundësojnë të kemi të dhëna. Duhet ta realizojmë, para se gjithash për pjesën ekonomike”-pohoi Zaev. /Alsat M/