Rreth 115.000 qytetarë do të marrin vauçer për turizëm vendor, si pjesë e paketës së tretë të masave ekonomike me qëllim të mbështetjes së turizmit, publikoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Qytetarët të cilët i përmbushin kushtet, në postën e tyre elektronike do të marrin kod QR në vlerë prej 6.000 denarë dhe udhëzim për shfrytëzim.

“Ta përforcojmë turizmin vendor, të verojmë në vendin tonë”, ka shkruar Zaevi.