Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e sontëm në komunën Shuto Orizare të Shkupit u bëri thirrje banorëve të kësaj komune që t’i bashkohen fitores së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë, e cila sjellë jetë për të gjithë.
“Vallë është mjaft? Kanë kaluar shumë vite… Kohë të gjatë jeni keqpërdorur për nevoja zgjedhore, nga bashkëqytetarët tuaj, të cilët kanë punuar për interesa të të tjerëve, ndërsa juve ju kanë harruar. Në 11 vitet e kaluara Shuto Orizare është Komuna e vetme në Evropë ku komuniteti rom është shumicë. Kjo mundësi unikale nuk mund të lejojmë që të na ikë. Të tregojmë se në Maqedoni jetohet në harmoni dhe punohet ndryshe, në interes të të gjithë qytetarëve, të të gjithëve”, tha Zaev.
Ai kërkoi mbështetje nga banorët e Shuto Orizares që në mënyrë të qetë dhe të denjë të votojnë për kandidatin për kryetar të komunës të LSDM-së dhe të Koalicionit, Kurto Dudush, për të cilin është i bindur se këtë komuna do ta bëjë që të jetë shembull për gjithë Evropën.
Kandidati për kryetar të Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush paralajmëroi se me gazifikimin e Shkupit, do të zgjidhet problemi që banorët e kësaj komune e kanë me faturat e larta të energjisë elektrike, në periudhën e dimrit.
“Shumë qytetarë tanë përballen me mospasje të energjisë elektrike. Pikërisht për këtë, Shuto Orizare është pjesë e projektit të gazifikimit të Qytetit të Shkupit. Si komunë që nuk ka qasje deri te burimet më ekonomike për ngrohje, nuk do të kemi më fatura të larta për energji. Të gjitha mjetet që i keni dhënë deri më tani për pagesë të faturave, tani do t’i kurseni që të mund të investoni në arsimin e fëmijëve tuaj”, tha Dudush.