Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se do ta formojë qeverinë pa mandatin e dhënë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Në do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga Presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish”, është shprehur Zaev për gazetën Irish Times.

Lideri i LSDM-së tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e deputetëve të BDI-së, Aleancës dhe Lëvizjes “Besa”.