Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa në të cilin takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësinë e thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të suksesshme dypalëshe.

Kryeministri Zaev, siç informon shërbimi për shtyp i qeverisë, ka thënë se së shpejti prit të formohet qeveria e re e Kosovës për të vazhduar historinë e suksesit të bashkëpunimit mes dy qeverive.

“Është shumë e rëndësishme për të rritur bashkëpunimin me vendet fqinje, sepse fqinjët duhet të mbështeten mes tyre, sepse ndërkombëtarisht fitojë ata që mblshteten reciprokisht.”, ka thënë Kryeministri Zaev në këtë takim.

Një nga projektet më të rëndësishme, siç edhe thuhet në deklaratë, që edhe do të forcojë më tej bashkëpunimin në mes të Maqedonisë dhe Kosovës është autostrada Shkup – Bllacë, dhe kalim i ri kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës, Belanovcë – Stancic, e cila pritet të jetë i hapur në fund të verës apo në fillim të vjeshtës.