Zgjedhjet urgjente janë të domosdoshme dhe tejet të rëndësishme për të rivendosur institucionet që duhet t’u shërbejnë qytetarëve me kapacitet dhe legjitimitet të plotë. Kjo është e nevojshme për ballafaqimin më të mirë të krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19”, deklaron kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Data për zgjedhjet nuk është dhe nuk mund të jetë dëshirë partiake apo personale, ajo përcaktohet nga kushtetuta dhe ligjet.

Për Mickoski dhe OBRM-PDUKM-në, shëndeti i qytetarëve nuk ka aspak rëndësi, këto janë thjesht justifikime për mos të shkuar në zgjedhje. Në takimin me Pendarovskin, Hristijan Mickoski nuk përmendi shëndetin e qytetarëve, as krizën shëndetësore”, deklaron Zaev.

Ai thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve. KSHZ-ja, si organ ekzekutiv, ka detyrimin të zhvillojë zgjedhjet, të cilat me ligj dhe kushtetutë janë më 5 korrik. Mosrespektimi i ligjit i nënshtrohet përgjegjësisë.