Në takimin e sotëm e liderit të LSDM-së Zoran Zaevit  me të dërguarin e posaçëm gjerman Johannes Hajndl, u njoftua se e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike, është realizimi i detyrimeve të ndërmarra në Marrëveshja e Përzhinos nga ana e nënshkruesve dhe se prioritet për Maqedoninë është organizimin dhe mbatja e zgjedhjeve të drejta dhe të rregullta .

“Për atë qëllim është e domosdoshme të organizojë Qeveri për plotësimin e kushteve për zgjedhje dhe zbatimin e tyre dhe të definohen afatet e sakta për kushtet kyçe për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ndërsa ato janë para se gjithash pastrimi i Listës zgjedhore dhe sigurimi i raportimit objektiv nga mediat””, tha Zaev.

Ai tha se vullneti politik në të gjitha anët është e mundur pastrimi efikas i Listës zgjedhore dhe sigurimi i kushteve për raportimin e balancuar medial.

“Maqedonisë i nevojiten zgjedhje të shpejta të rregullta, që do t’i organizojë dhe zbatojë, ashtu siç parashikon Marrëveshja e Përzhinos, Qeveri e cila do të jetë garancion  se do të respektohet vullneti i lirë i qytetarëve. Kjo Qeveri e cila deri tani ka zbatuar zgjedhje kriminele, e ka humbur besimin dhe legjitimitetin për atë”, tha Zaev.

Takimi, sipas deklaratës partisë, të përbashkët është gjetur se tërheqja e plotë të heqjes së paligjshme është një domosdoshmëri dhe hap rrugën për funksionimin e ligjit të shtetit, por se nevojiten edhe reforma adekuate që do ta sigurojnë zbatimin e pandërprerë të drejtësisë