Firma e famshme e rrobave Zara u detyrua që ta hiqte nga ueb-faqja një fund, pasi që njerëzit menjëherë vunë re një figurë të ngjyrosur në fund e që i ngjante Bretkocës Pepe, një ‘meme’ që u kthye në një simbol urrejtje të përdorur nga supremacistët e bardhë.

pri_36876630

Fundi denim, i kompletuar me dy bretkosa që i gjanin Pepe-së, ishte listuar online si pjesë e një fundi të pikturuar në një masë të madhe, shkruan Metro, transmeton Klan Ksoova.

Shumica e dizajneve ishin jofyese, por ishte Pepe ai që mori vëmendjen e ndjekësve të Zarës.

Zara ende nuk i është përgjigjur kritikave, por ata duket se kanë filluar që të ndalojnë së shituri online këtë fund.