Qiftet tashmë mund të kuptojnë shanset e tyre se a do të bëhen prindër pas trajtimit të fekondimit in vitro (IVF), përmes një kalkulatori online.

Universiteti studiues Aberdeen, që ka zhvilluar këtë mjet, ka thënë që do t’ju ndihmoj çifteve të planifikojnë tretmanet e tyre si dhe të kenë shpresa reale.

Kalkulatori online bazohet në të dhëna nga më shumë se 113,000 gra, të cilat kanë kryer tretmanet e IVF.

Ekzistojnë edhe kalkulatorë të tjerë që parashikojnë suksesin e tretmaneve me IVF, mirëpo ky është i pari që llogaritë gjashtë ciklet e IVF, si dhe faktorizon edhe embrionet e ngrira.