Prej sot e deri më 3 shkurt, maturantët e të gjitha shkollave të mesme në vend do t’i nënshtrohen testimi ekstern. Gjatë ditës së sotme testimi ka nisur në kohë ndërsa maturantët edhe një herë përsëritën qëndrimin se ky proces është i panevojshëm dhe mund të shkaktojë probleme gjatë regjistrimit nëpër fakultete.

“Nota e testit mund ta ul suksesin në dëftesë dhe këtu mund të ketë probleme, shkaku i notës së testimit ekstern ulet nota dhe nuk mund të regjistrohesh në fakultet”.

“Do të testohem në lëndën e logjikës, jam përgatit. Je njoftuar me lëndën tjetër? Jo, ende jo, sot kanë dal njoftimet”.

“U testova në lëndën e biznesit, kalova mirë dhe pres notë 4 ose 5. Vlerësoj se testimi është i panevojshëm. Na vlerësojnë ne dhe përmes nesh i vlerësojnë edhe profesorët për vitet që ligjërojnë”.

“Unë sapo e përfundova testimin, isha në lëndën e menaxhmentit, e kalova mirë dhe me sukses. Gjithçka ishte e qartë. Mendoj që duhet të hiqet”

Drejtorët e shkollave të mesme thanë se maturantët do të vlerësohen për materialin deri në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2016-17 – u shprehen disa nxënës të intervistuar.

 Testimi ekstern filloi me kohë në shkollën tonë dhe gjithçka është në rregull. Nuk kemi deri tash probleme. Do të mbahet dy ditë, sot dhe me 2 shkurt dhe nuk do të pengon në procesin edukativo arsimor. Maturantët do të testohen vetëm për materialin të cilin e kanë kaluar, vetëm për pjesën e gjysmëvjetorit të parë – u shpreh drejtori i shkollës Faruk Zeqiri.

Këtë vit do të testohen rreth 18.600 maturantë për t’u lënë radhë rreth 150.000 nxënësve tjerë që pritet të testohen në muajin qershor. Edhe pse ky është viti i pestë i zbatimit të testimit ekstern, ende nuk ka ndonjë raport zyrtar për rezultatet e këtij procesi./Alsat-M