Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të mirëpriste Jugen Kloppin si zëvëndësues të Zinedine Zidanes.

E ardhmja e Zidanes u vë në dyshim të madh pas rezultateve të fundit të ekipit mbretëror.

Don Balon shkruan se Ronaldo është i dëshpëruar dhe dëshiron që të zëvëndësohet Zidane, kurse Klopp është preferenca e tij.

Gjermani e ka rikthyer Liverpoolin në një nga ekipet më atraktive në Ligën Premier.

Qasja sulmuese e ka bërë Ronaldon të joshet nga Kloppi raporton në anën tjetër Daily Express.

Ronaldo ka qenë nën performancën e tij të zakonshme këtë sezon.

Reali lufton vetëm në dy fronte pasi La Liga konsiderohet praktikisht e humbur.