izet

Ish deputeti Izet Zeqiri thumbon keq Teuta Arifin  pas deklaratës  së saj të një dite më parë ku tha se  “Një kalë më pak i larë në bronz në sheshin e Shkupit, mund ta rregullon gjithë infrastrukturën e f.Shipkovicë” duke u thënënë se  është e vonshme dhe jo korrekte. Ai në vazhdim të prononcimit rë tij thotë:

Është dashtë Teuta Arifi të reagon si nënkryetare e qeverisë kur harxhoheshin miliona euro para nga buxheti për kuaj, luana, për skulptura të praruara me figura të kalit, për ngritjen e përmendoreve, të gjitha këto për të forcuar identitetin kombëtar maqedonas me parat e shqiptareve.
Si nënkryetare e qeverisë dhe BDI-së dhe si ministër për Integrime Evropiane JU keni votuar vendimet e qeverisë për shpenzimin e mbi 500 miliona euro për “Shkupin 2014” , kurse tash kërkoni llogari për kuajt e lyer në bronz. Ju keni votuar buxhetet dhe vendimet qeveritare me vite te tëra për këta kuaj dhe përmendore.
Shembull (fakte): Ju keni votuar vendimet në qeverinë e Gruevskit ku Komunës Qendër si transfere qeveritare pikërisht për këta kuaj dhe përmendore që i përmendini sot i keni ndarë në vitin: 2009, 2010, 2011 dhe 2012 mbi 100 milion euro mjete jashtë buxhetit të komunës Qendër. Kurse atë kohë Komunës së Tetovës pse nuk ishit ju apo, partia e juaj në krye nuk iu lëshuan mjete financiare të parapara me buxhet nga Ministria e Transportit dhe lidhjeve për ujësjellësin e Tetovës të cilin do ta kishit tani të kryer dhe qytetarët do të kishin ujë.
Për të gjitha këto kam dokumente me të dhënat të sakta në para.