Ish deputeti i RDK-së Izet Zeqiri dhe prof.dr Rufi Osmani morën pjesë në emisionin Click plus të TV 21 përballë analistëve Blerim Reka dhe Arben Ratkoceri. Në emision prof.dr Izet Zeqiri u shpreh se Maqedonia pa i plotësuar kushtet për të siguruar zgjedhje fer dhe demokratike ska pse të mbahen zgjedhjet.

Zeqiri tha se në Maqedoni ka 280.000 votues fiktiv qe pushteti i përdor për të manipuluar zgjedhjet. Duhet me ngulm të tentohet të pastrohet lista zgjedhore. Mandej elementi tjetër kyç është ligji për media. Mungon liria e fjalës, mungon pavarësia, mungon objektiviteti. Nga viti 2006 miliona euro janë derdhur në mediat pro qeveritare. Kjo është korrupsion klasik me të cilin qeveria i blen mediat. Prandaj na del se në fushata zgjedhore 33 mediume paraqiten se kanë qenë donator të VMRO-DPMNE-së.

©fol.mk