Gruevski po përgaditet për falsifikimin e zgjedhjeve të radhës. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës Qendër dhe përfaqësues i PLD-së, Andrej Zhernovski. Sipas tij, sjelljen e Gruevskit nënkuptojnë ndërhyrje direkte ndaj Marrëveshjes së Përzhinës.

Ai theksoi se Gruevski po përgadit amnisti përmes instrumentit të fundit siç është Gjykata Kushtetuese. Me këtë siç thuhet po tentohet që të sigurohet liri për falsifikuesit e zgjedhjeve dhe të dyshuarëve për rastin “Titanik”.