Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi ka nënshkruar dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit.

“Ashtu siç kisha premtuar, sot e deponova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvend. Nga e hëna na pret detyra e re në Komunën e Çairit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ibrahimi.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, që mbahet më 29 tetor, Zeqirija Ibrahimi do të përballet në Çair me kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu.

Nga posti i deputetit gjithashtu ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidati për komunën e Tetovës, Bilall Kasami. Ndërsa dorëheqje nga posti i zv/ministrit ka dhënë Visar Ganiu, i cili garon për komunën e Çairit.

Për dorëheqjen e Ibrahimit vazhdimisht kanë shkruar media të afërta me BDI-në, të cilët kanë akuzuar ate se përse nuk jep dorëheqje dhe për të hyrë në garë pa postin e deputetit.