Partia UNITETI, para Gjykatës Kushtetuese ka kontestuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetori, ngase vlerëson se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe Kodin Zgjedhor.

Deputeti Zylfi Adili tha se pa balancimin e njësive zgjedhore, shkelet Neni 22 nga Kushtetuta e Maqedonisë e cila garanton barabarësi të drejtës zgjedhore.

“Me këtë vendim shkelen normat e Kodit Zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe jo ligjore. Pse votuesi nga Strumica ose nga Shtipi shembull te këtë më tepër peshë nga votuesi që voton në Tetovë dhe Gostivar?”, tha Zylfi Adili.Adili tha se megjithatë partia e tij do të del në zgjedhje, por se qëllimi i iniciativës është që të dëshmohet edhe një herë se kjo qeveri VMRO-BDI po shkel Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.