Sot në orën 07:00 të mëngjesit, janë hapur të gjitha qendrat e votimit, në Kosovë. Vendi po zhvillon zgjedhjet e parakohshme, ku janë 5 kandidatë në garë për kryeministër. Mediet e Kosovës, kanë raportuar se  në  qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç ka pasur përplasje mes komisionerëve. Shkak për këtë mësohet të ketë qenë mënyra e votimit. Disa prej tyre kanë kërkuar që të votohet me letërnjoftim serb, ndërsa të tjerët kanë kërkuar që të votohet me letërnjoftim të Kosovës.