E hënë, 29 Prill, 2024
Ballina Lajme Rajoni Kadri Veseli me të votuar: Për hajër na qoftë, për njerëzit e...

Kadri Veseli me të votuar: Për hajër na qoftë, për njerëzit e mirë të Kosovës

9:20, 6 Tetor 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sapo ka hedhur votën bashkë me bashkëshorten.

Ai nga shkolla “Faik Konica” në Prishtinë ku e ka shfrytëzuar këtë të drejtë ka qenë fjalëpak, njofton Klan Kosova.

“Hajde për hajër. Për njerëzit e mirë të Kosovës dhe Kosovën tonë të shenjtë”, është shprehur Veseli.

Kurse me të dalë nga qendra e votimit ai ka thënë se sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën.

“Uroj të gjithë qytetarët. T’i hapim perspektivë vetvetes, Kosovës tonë, fëmijëve tanë më së shumti. Për hajër na qoftë të gjithëve”.