Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

Ali Ahmeti, së bashku me kryesinë e ngushtë janë duke kalkuluar emrat e personaliteteve të cilet do të marrin pjesë në këtë garë.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, për komunën e Çairit nga rradhët e BDI-së janë duke u përfolur dy kandidatë serioz, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e degëve dhe nëndegëve të partisë.

Emrat e përfolur janë, Bujar Osmani, aktulisht zëvendëskryeministër për integrime evropiane.

Në rastë se nuk kandidon kryetari aktual Ize Mexhiti njeriu që gëzon mbështetje të fuqishme tek populli në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, përmendet Rami Qerimi, ish-komandant i UCK-s, ish-kryetar i komunës së Tearcës, tani Sekretar Gjeneral i Komunës së Cairit.

Qerimi, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Hazbi Likës, pritet ta rikthej elektoratin e humbur dhe përgjysmuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. (INA)